Dy banesa në Gjirokastër janë përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Manalat i dytë”, ndërsa banesat janë në pronësi të dy vëllezërve.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Zjarri ka nisur nga çatia, dhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Në banesat e vjetra jetonin gjithsej tre persona. Një çift të moshuarish dhe në banesën tjetër vetëm një burrë.
Sapo kanë parë zjarrin, ata kanë dalë nga shtëpitë që janë përfshirë menjëherë nga flakët pasi janë me dru dhe të amortizuara.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.02.2024, rreth orës 16:20, në lagjen “Manalat i dytë”, Gjirokastër, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur plotësisht 2 banesa, në pronësi të shtetasve Ç. Gj. dhe R. Gj. (vëllezër).
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.