Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një takim me disa homologë të tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale ministri tha se ishte takuar me ta dhe kishte diskutuar agjendën dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet e përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale.
“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih u takova me homologët e mi nga Bullgaria, Mariya Gabriel, Kosova, Donika Gërvalla-Schëarz, Malta Ian Borg, Serbia Grlic Radman, Gjeorgjia Ilia Darchiashvili, Moldavia Mihai Popșoi, Bosnje Hercegovina Elmedin Konaković, Gjermania Eric Beißëenger, Sekretaren e Shtetit Susanne Baumann, nga Britania të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Lordi Stuart Peach dhe Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Alicia Kearns.
Diskutuam agjendën tonë dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale.
#MSC2024”, shkruan Hasani.