Policia Rrugore e Tiranës ka bërë vijuar me kontrollet në terren, ndërsa për 6 ditë ka ndëshkuar me gjoba mbi 8 mijë drejtues mjetesh.
Mësohet se 17 persona janë proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Nga data 12 deri më 18 Shkurt 2024, ja disa nga veprimtaritë dhe masat e marra:
17 persona janë proceduar për vepra penale në qarkullimin rrugor, me raste që përfshijnë drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, nën ndikimin e lëndëve narkotike, shkelje të rregullave rrugore, dhe korupsion aktiv.
8720 masa administrative janë vendosur gjatë kësaj jave, të ndara në kategori të ndryshme si xhama të zinj, tejkalim i shpejtësisë, mosvendosje e rripit të sigurimit, mosrespektimi i vizave të bardha të kembësoreve, dhe shumë të tjera.
59 masa janë vendosur për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe shkelje të shpejtësisë, me mundësi konvertimi të gjobës në dyfishin e maksimumit.
9 automjete janë bllokuar për arsye të ndryshme, duke përfshirë detyrime të palikuiduara dhe mungesë dokumentacioni.
Kujdes dhe përgjegjësi në rrugë janë thelbësore. Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë vazhdon punën për të siguruar një mjedis më të sigurt për të gjithë.”, thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore të Tiranës.