Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e 20 shkurtit, Mediu: Shqiptarët të ngrenë zërin për të drejtat e tyre dhe ekonominë 


Partia Republikane i është bashkuar përpjekjes opozitare për të sensibilizuar qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e 20 shkurtit. Në një takim me strukturat e PR, kryetari Fatmir Mediu e konsideroi protestën e 20 shkurtit si një mundësi që qytetarët shqiptarë të ngrenë zërin e tyre për një Shqipëri ku të drejtat respektohen dhe ekonomia zhvillohet.

“Si shqiptarë, ne duam një mundësi për të ecur drejt Europës dhe jo për t’u rikthyer në kohë të errëta të kontrollit të jetës së njerëzve, të kontrollit të politikës apo ndëshkimit për interesa politike. Kjo duhet të marrë fund! E vetmja mënyrë për të marrë fund është që qytetarët shqiptarë të çohen të gjithë së bashku!”– tha zoti Mediu ne takimin me strukturat e PR për pjesëmarrjen në protestën e 20 shkurtit.

“20 shkurti është dita e shqiptarëve. 20 shkurti është për të qëndruar, për të kërkuar një shtet që respekton Kushtetutën, që respekton qytetarët, që respekton të drejtat e tyre, që respekton parlamentin dhe parlamentarizmin. 

Si shqiptarë, ne duam një mundësi për të ecur drejt Europës dhe jo për t’u rikthyer në kohë të errëta të kontrollit të jetës së njerëzve, të kontrollit të politikës apo ndëshkimit për interesa politike. Kjo duhet të marrë fund! E vetmja mënyrë për të marrë fund është që qytetarët shqiptarë të çohen të gjithë së bashku! 

Ashtu siç janë çuar në 20 Shkurt 1991 për të përmbysur monumentet e diktaturës, sot është për të përmbysur sjelljen e njëjtë nga disa njerëz që nuk kanë interesin e Shqipërisë, por interesin e pushtetit të tyre. Si parti politike opozitare, ne duhet të qendrojmë mbi çdo pushtet vetëm për të ndërtuar atë shtet që ne kemi premtuar që në fillim të viteve ‘90-të dhe të bëhet realitet sa më shpejt një Shqipëri Europiane.”, tha Mediu.