Rayo Vallecano u bë pengesa e radhës për Real Madrid këtë fundjavë në La Ligan spanjolle.
Galaktikët barazuan 1-1 ndaj skuadrës ku luan Ivan Balliu futbollisti i kombëtares.
Joselu shënoi në minutën e 3 për Real Madrid ndërsa shifrat u barazuan në minutën e 27’ nga pika e bardhë e pnealltisë të cilën de Tomas e shndërroi në gol.
Balliu në këtë sfidë u aktivizua titullar dhe në minutën e 49 të pjesës së parë u ndëshkua me karton të verdhë.
Pavarësisht barazimit, Real Madrid vijon kryesimin e La Ligas me 62 pikë 6 pikë më shumë se ndjekësit e Gironas dhe 8 pikë më shumë se rivalët e përjetshëm të Barcelonës.
Ndërsa Rayo Vallecano ndodhet në vendin e 14 me 25 pikë.