Vendosni fjalën kyçe....

Filmi ‘Oppenheimer’ rrëmben shumicën e çmimeve Bafta


Cillian Murphy, winner of the leading actor award for ‘Oppenheimer’, poses for photographers at the 77th British Academy Film Awards, BAFTA’s, in London, Sunday, Feb. 18, 2024. (Photo by Vianney Le Caer/Invision/AP)

Si një nga filmat me fitimet më të larta të vitit 2023, ndërsa Cillian Murphy,gjithashtu fitoi çmime për aktorin kryesor Cillian Murphy, i cili portretizon fizikantin teorik amerikan J. Robert Oppenheimer.

Filmi në regji të Christopher Nolanit për J Robert Oppenheimer, fizikantin që konsiderohet babai i bombës atomike, i ka fituar gjithsej shtatë çmime në ceremoninë e mbajtur të dielën në Londër.

Emma Stone është shpallur aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin Poor Things.

Vetë filmi Poor Things i ka fituar pesë çmime përgjatë ceremonisë, përfshirë ato për dizajn kostumesh, grim, dhe efekte vizuale.

Da’Vine Joy Randolph e ka fituar çmimin e aktores më të mirë në rol dytësor për rolin e saj në filmin The Holdovers, në të cilin ajo luan rolin e një kuzhiniereje të mërzitur, derisa filmi shtjellon jetën e një mësuesi që detyrohet të qëndrojë në shkollë për pushime, bashkë me disa studentë.

Filmat tjerë që kanë fituar më pak çmime janë Anatomy of a Fall, The Zone of Interest, si dhe The Boy and The Herson.