Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përplasur 4 këmbësorë në Burrel. Katër kalimtarët e aksidentuar po marrin mjekim në spital, ndërsa policia është vënë në kërkim të shoferit. Drejtesi i automjetit, pasi ka shkaktuar aksidentin, ka ikur nga vendngjarja.
‘Me datë 19.02.2024, në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’ në qytetin e Burrelit, shtetasi Ylber Xhepavdia., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar 4 shtetas (këmbësorë), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Shëbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje drejtuesit të mjetit shtetasit Y.Xh., i cili pasi ka shkaktuar aksidentin, është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.