Vendosni fjalën kyçe....

PE miraton rezolutën: Greqia, probleme me lirinë e shprehjes dhe shtetin ligjor


Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë kun paraqiten shqetësimet mbi betejën  kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian me 330 eurodeputetë që votuan pro, 254 kundër dhe 26 abstenime, ishte një goditje e fortë për Athinën zyrtare.

Pjesë e kësaj çështje janë përgjimet, survejimet, hetimet për aksidentin e trenave në Tembi një vit më parë, mbytjen fatale të anijes në Pylos me qindra klandestinë dhe dëbimet e paligjshme të emigrantëve të paligjshëm, lirinë e shtypit dhe “sulmet kundër shoqërisë civile”. 

Greqia u përpoq të mbrohej , dhe nëpërmjet zëdhënësit të qeverisë Pavlos Marinakis, tha se kjo është padyshim një tjetër lojë politike në nivel të Parlamentit Evropian me qëllim të ulet prestigji i suksesit të saj në vitet e fundit.

Parlamenti Europian ka shprehur hapur shqetësimet lidhur me përqendrimin e pushtetit të medias në duart e oligarkëve si dhe mënyrën e shpërndarjes se subvencioneve shtetërore si dhe faktin se ‘Greqia është kërcënim për vlerat e BE’, shkruan VOX news.