Kancelari gjerman Olaf Scholz ndërhyri vitin e kaluar për të parandaluar Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të bëhej Sekretarja e ardhshme e përgjithshme e NATO-s, ka thënë gazeta gjermane Die Welt.
Thuhet se Scholz mendonte se qëndrimi i vijës së ashpër anti-rus të von der Leyen do ishte një problem “në afat të gjatë”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mori një zgjatje të katërt të mandatit të tij si kreu i bllokut ushtarak korrikun e kaluar. Ndërsa Stoltenberg mund të qëndrojë në detyrë deri në tetor, drejtuesit e aleancës tashmë kanë filluar të bëjnë përpjekje për ta zëvendësuar atë.
Në fund të vitit të kaluar, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken i sugjeroi von der Leyen –in presidentit Joe Biden si një zëvendësuese e mundshme, raportoi Welt të shtunën. Biden iu afrua Scholz-it me idenë përkatëse, por u hodh poshtë, pretendonte raporti, duke cituar “disa zyrtarë të lartë të BE-së dhe diplomatë të lartë.
“Scholz ishte kategorikisht kundër që von der Leyen të bëhej shefe e NATO-s”, tha një nga këto burime. Kancelari gjerman thuhet se i tha Biden-it se pozicioni i Sekretarit të përgjithshëm është shumë i rëndësishëm “për t’ia lënë një kristiandemokrateje nga Gjermania” dhe se antagonizmi i von der Leyen ndaj Moskës “mund të dalë të jetë një disavantazh në planin afatgjatë”, sipas medias gjermane.
Nuk ka asnjë proces formal me të cilin NATO-ja zgjedh sekretarin e saj të përgjithshëm. Në vend të kësaj, shtetet anëtare diskutojnë kandidatët ndërmjet tyre derisa të arrihet një konsensus.
Fuqia më e madhe ushtarake e NATO-s, SHBA-ja, thuhet se favorizon një grua për këtë rol. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen dyshohej të ishte një kandidate kryesore vitin e kaluar, derisa ajo udhëtoi në Uashington në qershor dhe sipas Ëelt dështoi t’i bënte përshtypje Biden-it ose anëtarëve të Kongresit. Mandati i Stoltenberg u zgjat një muaj më vonë.
Ndërsa Uashingtoni me sa duket dëshiron një grua në krye, Biden tashmë ka përjashtuar një tjetër kandidate kryesore femër, kryeministren e Estonisë Kaja Kallas. Sipas Welt, presidenti amerikan e konsideron Kallas shumë kritike ndaj Moskës dhe të paaftë për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me Kremlinin kur konflikti në Ukrainë të përfundojë përfundimisht.
Me von der Leyen, Frederiksen dhe Kallas jashtë konkurrencës, kryeministri i përkohshëm i Holandës, Mark Rutte, përshkruhet tani në media si një favorit për këtë detyrë. Burimet e Ëelt thanë se “mbështetja për të po rritet” dhe se krerët në 21 shtete anëtare – përfshirë Biden dhe Scholz – janë të përgatitur të mbështesin kandidaturën e tij.