Një operacion i vështirë i heqjes totale të veshkës është realizuar me sukses nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Memorial të Fierit, tek një pacient 74-vjeçar.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook momente të punës së ekipit mjekësor, ndërsa i shpreh mirënjohjen mjekëve kirurgë si dhe personelit që asistuan.
“Një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar me sukses nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Rajonal Memorial Fier, tek një pacient 74 vjeçar nga Fieri
Falë bashkëpunimit të shërbimit ambulator, të shërbimit të imazherisë së avancuar dhe të shërbimit të urologjisë u realizua në kohë diagnostikimi i rastit dhe realizimi i ndërhyrjes së vështirë nefrektomi totale
Mirënjohje ekipit të mjekëve kirurgë në Spitalin Memorial, dr. Mehmet Karadayi, dr. Gunhan Can, dr. Mario Shehu si dhe personelit infermieror që asistuan gjatë ndërhyrjes urologjike, Xhesi Hoxha, Aulona Muçaj dhe Denisa Paja ” shkroi Rama.