Vendosni fjalën kyçe....

Spitali më i madh funksional jashtë pune, Ministria e Shëndetësisë në Gaza


Ushtria izraelite e ka kthyer spitalin “Nasser” n qytetin Khan Younis në Rripin jugor të Gazës në një kazermë ushtarake, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë në enklavë.

“Ushtria izraelite ka arrestuar 70 mjekë në objekt”, tha zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra në një deklaratë.

Kompleksi “nuk mund të trajtojë rastet që kërkojnë kujdes të menjëhershëm e të thellë klinik,” shtoi ai.

Ushtria izraelite të enjten sulmoi spitalin, duke i detyruar të gjithë brenda të evakuoheshin. Megjithatë, një ekip i vogël mjekësor qëndroi brenda për t’u kujdesur për pacientët në gjendje kritike, të cilët u mbajtën të gjithë në një ndërtesë të spitalit nga ushtria izraelite në mes të mungesës së nevojave elementare.

Al-Qudra tha se ndërprerja e energjisë elektrike në spital ka shkaktuar vdekjen e shtatë pacientëve për shkak të ndërprerjes së oksigjenit.

“Kemi frikë nga vdekja e dhjetëra rasteve të rënda,” paralajmëroi ai.

Që nga 22 janari, Khan Younis ka qenë dëshmitar i një pushtimi masiv tokësor izraelit, duke detyruar dhjetëra mijëra banorë të qytetit të ikin nën bombardimet e forta izraelite.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor. Sulmet izraelite që pasuan kanë vrarë rreth 29,000 dhe kanë shkaktuar shkatërrim masiv dhe mungesë të gjërave të nevojshme, ndërsa rreth 1,200 izraelitë se janë vrarë në sulmin e Hamasit.