Vendosni fjalën kyçe....

Tare replikon me ministrin Gonxhja: Marrëveshja për transferimin e Butrintit poshtëruese


Auron Tare i është përgjigjur ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja pas reagimit të këtij të fundit për çështjen e Butrintit, duke ngritur disa pikëpyetje.

Duke iu përgjigjur në rrjetet sociale, Tare u përqendrua më së shumti tek raporti i UNESCO-s dhe nëse do të ndërmerreshin masa për ata që e fshehën këtë raport.

Reagimi i plotë i Tares:

I nderuar Z Minister e para keni detyrimin ligjor dhe moral per te sqaruar opinionin publik per raportin e Unesco/Icomos.  Cfare permban dhe perse u fsheh nga Institucioni i Trashegimise Kombetare. Cfare masash do merren per ata qe shehen kete raport?  E dyta Z. Minister cila eshte ekspertiza me e mire boterore qe AADF paska thithur? Kur Unesco/Icomos te ka hedhur poshte cilesine e perthithur. E treta mblidh ekspertet shqiptare per te folur me ta dhe per te degjuar procesin ashtu si dikur kur ishe ne Ministrine e Kultures.  E katerta, hidh poshte Marrëveshjen me AADF per transferimin e Butrintit si nje Marrveshje poshteruese per punen e te gjithe atyre qe kane kontribuar ne Butrint por edhe si nje e drejte sovrane e nje vendi i cili nuk i jep apo shet pasurine e saj kulturore per grupe me interesa te dyshimta. Ti e di mire qe Parku nuk u krijua  nga Londra por nga shqiptaret qe e donin kete vend ku nje nder ta ishe edhe ti.