Komisariati Policisë Rrugore Tiranë ka zhvilluar sot me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto” një aktivitet sensibilizues teorik mbi sigurinë rrugore.
Vogëlushët, të veshur me jelekët e efektivëve të Rrugores, janë njohur me disa nga rregullat më të rëndësishëm të qarkullimit rrugor.
Gjatë aktivitetit, u bashkëbisedua me nxënësit mbi rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, sinjalistikën vertikale dhe horizontale, funksionimin e semaforëve, rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, transportin e fëmijëve në automjete , shmangien e përdorimit të celularit, dhe respektimin e vijave të bardha.