Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi pas protestës së opozitës së zhvilluar pasditen e sotme i bëri thirrje Gjykatës së Lartë që të mos zvarrisë më çështjen e vulës së PD-së.
Bardhi deklaroi se pas ditës së sotme është e qartë se kush përfaqëson Partinë Demokratike.
“Edhe unë dua t’i shpreh mirënjohjen e madhe qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë. Është përgjegjësi e çdo deputeti dhe çdo demokrati. Ne jemi opozitarë dhe nuk do heqim dorë nga opozita.
Ne do ta bëjmë PD-në një alternativë qeverisëse. Nuk jemi kurrë të gatshëm që përgjegjësitë kushtetuese, t’ja çojmë Edi Ramës. Ata që ishin në shesh na kanë sjellë ne këtu dhe ne u përgjigjemi vetëm tyre.
Nuk ka më dyshim kush i gëzon simbolet e Partisë Demokratike. I bëj thirrje Gjykatës së Lartë të zbardhet vendimi dhe Gjykatës së Apelit të japë sa më shpejtë vendimin.
Turi ynë me qytetarët do të vijojë edhe në mënyrë më intensive me ekip më të gjerë. Tashmë do kemi një agjendë edhe më të koordinuar”– tha Bardhi për mediat.