Vendosni fjalën kyçe....

Berisha flet nga shtëpia, pjesëmarrje masive në shesh (Foto/Video)


Kreu i Rithemelimit i vendosur prej javësh në arrest shtëpie nga Gjykata e Posaçme dhe në pamundësi për të qenë fizikisht prezent në protestën e sotme ka kthyer shtëpinë e tij në podium proteste.

Sali Berisha për të mos munguar me fjalën e tij në protestë u shfaq virtualisht në protestë sikur të ishte fizikisht në podiumin e instaluar përballë kryeministrisë.

Kreu i Rithemelimit foli përpara mbështetësve dhe qytetarëve të mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e kombit nëpërmjet ekranit.

Ai krahasoi gjatë fjalës së tij, Kryeministrin Edi Rama me Enver Hoxhën dhe tha se “Non grata im ishte si termi i dikurshëm “armiku i popullit”. Fill pas kësaj, na grabitën vulën e partisë. Na mohuan financat, na mohuan komisionerët në qendrat e votimit. I frynë qëllimisht zjarrit të përçarjes dhe konfliktit mes nesh. Lideri i opozitës u arrestua si person nën hetim si në Rusi dhe u tentua t’i ndalohej fjala e lirë”.