Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama, diplomatët e korruptuar, Soros e McGonigal donin të zhduknin opozitën, po dështuan

Kreu i Rithemelimit Berisha në arrest shtëpie, iu drejtua qytetarëve të mbledhur para kryeministrisë ngaa banesa e tij.

Ai akuzoi kryeministrin Rama, ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim, ambasadorin britanik King-Smith, George Sorosin e ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

Ai tha se të gjithë ata u bënë bashkë pë të asgjësuar opozitën e Shqipërisë po nukia dolën dot.

Berisha tha gjithashtu se sot nis beteja mbarëpopullore pa kthim përmes mosbindjes civile të rrëzimit të qeverisë Rama, të kthimit të votës e zgjedhjeve të lira.

“Edi Rama ka përqendruar të gjitha pushtetet në dorën e tij. Vjedh qytetarët shqiptarë. Gjatë sundimit 10-vjeçar të tij 1 milion shqiptarë u larguan nga vendi e integrimi në BEu larguan edhe më shumë si kurrrë më parë. Bashkimi ynë në diversitet ishte llogaritur që të mos ndodhte dhe Shqipëria të ishte një vend pa opozitë, një narkoshtet pa opozitë. E nisën me një term non grata si dikur armiku i popullit. Asnjë provë,asnjë fakt, asnjë dokument. Sot nuk kanë gjetut asnjë provë, asnjëfakt dokument të provpojë akuzën e tyre të rreme. 4 ditë më parë Gjykata e Uashingtonin dënonin me 3 vjet burg McGonigal, një lobist i shpalljes time non grata. Fill pas kësaj na grabitën vulën e partisë. Na mohuan komisionerët, financat, diplomatë e ambasadorë të korruptuar nga qeveria dhe së fundi lideri i opozitës u arrestua si person nën hetim vetëm  se denoncova fuqishëm korrupsionin qeveritar e atë ndërkombëtar. Sot nisim betejën pa kthim të rrëzimit të narkoqeverisë, të  kthimit të voëts së lirë.” – tha Berisha.