Vendosni fjalën kyçe....

Boçi: Na takon neve t’i shembim portat e godinave të qeverisë, njerëzit të marrin në duar fatin e tyre


Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi u bëri thirrje qytetarëve që të shembin dyert e kryeministrisë.

Në fjalën e tij para protestuesve ai theksoi se në godinën e kryeministrisë vidhen pasuritë e qytetarëve, bëhen pazaret e pista, janë të mbushura me krim e korrupsion.

Boçi tha se ata që duan të burgosin Berishën duhet ta dinë se demokratët nuk dorëzohen.

“Këto godina janë vende ku grabiten pasuritë tuaja, ku bëhen pazare të pista të qeverisë. Në këto godina është vrarë e ardhmja dhe është burgosur shpresa e shqiptarëve dhe po t’i shihni janë të lyera me krim dhe korrupsion.  Të dashur miq, ai që është larguar shihni mirë se çfarë bën, këto godina i mbyll dhe na takon ne t’i shembim ato porta dhe t’i hapim ato dyer. Duke i hapur ato dyer i korruptuari kryeministër gjendet pas hekurave. Vetëm kështu e marrin në dorë njerëzit fatin e tyre në Shqipëri. Ndaj duhet të vazhdojmë betejën tonë të vështirë.  U them atyre që mundohen të mbyllin këto porta, që duan të burgosin Sali Berishën, që ne nuk dorëzohemi dhe do vazhdojmë luftën tonë sepse jemi të frymëzuar nga njerëzit” – tha Boçi.