Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i pestë i një pallati sot në Fier.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës”.
“Dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati, shtetasi F. H., rreth 56 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, bën me dije grupi hetimor.
Sakaq, po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një vetëvrasje apo ngjarje aksidentale.