Vendosni fjalën kyçe....

Korsi të dedikuara për autobusë dhe rehabilitimi i stacioneve, 1.2 mln euro nga Bashkia Tiranë


Qytetare duke hipur ne autobusin qytetas ndersa kryhen punime pergjate Bulevardit “Deshmoret e Kombit” ne Tirane, per te zgjeruar korsite e bicikletave. Punimet parashikojne zgjerimin e korsive, si vazhdimesi e fushates se Bashkise se Tiranes ne inkarujimin e perdorimit te bicikletave ne kryeqytet./r/n/r/nCitizens getting on the city bus while works are being carried out along the Boulevard “Deshmoret e Kombit” in Tirana, to widen the bicycle lanes.
The works foresee the widening of the lanes, as a continuation of the campaign of the Municipality of Tirana to encourage the use of bicycles in the capital.

Bashkia Tiranës synon të krijojë korsi të dedikuara për shërbimin e transportit qytetas në disa rrugë kryesore të qytetit si dhe të rehabilitojë stacionet në  zonën qendrore. Një procedurë prokurimi e çelur këtë të martë me një fond limit 129 milionë lekë apo 1.2 milionë euro ka në objekt të tij kontratën ““Ndërtimi i korsive të dedikuara për autobus në disa akse rrugore, zgjidhja e nyjes Kastriotet dhe rehabilitimi i stacioneve autobus në zonën qendrore të Tiranës”

Në dokumentet që shoqërojnë procedurën, konkretisht raporti teknik nënvizohen edhe rrugët ku do të ndërhyhet. “Krijimi i infrastrukturës për shtrirjen e korsive të dedikuara për shërbimin e transportit qytetës në disa rrugë kryesore të Qytetit, optimizimi i ndalesave të autobusëve urban dhe informatizimi i tyre, sikurse rikonstruksioni dhe rikualifikimi urban i kryqëzimit, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës së komunitetit të qytetit të Tiranës.

Projekt zbatimi i korsive të dedikuara për autobus në disa akse rrugore, përfshin rrugët si me poshtë:

– Unaza e mesme ( nga kryqëzimi i “Brrylit” deri te ura “Vasil Shanto” në të dyja anët e lumit

“Lana”).

– E “Kavajës” (segmenti nga sheshi “Mustafa Qemal Ataturku” – kryqëzimi me “Ibrahim

Rugova” )

– “Muhamet Gjollesha” (segmenti nga ura “Vasil Shanto” – sheshi “Karl Topia”)” thuhet në dokument.

I njëjti parashikon edhe rehabilitim të stacioneve  ku përfshihenn 3 korridoret e linjave të transportit publik qytetës si dhe zonën përreth qendrës ku dhe përqëndrimi i udhëtarëve dhe kërkesa për transit është më e madhe:

– Linja “Kinostudio Kombinat”

– Linja “Tirana e Re”

– Linja “Unaza

“Rrugët janë kryesisht në gjendje të mirë. Ka dëmtime të riparueshme në pjesën e asfaltit në disa segmente ku aktualisht janë vend parkime për automjete. Sipas detyrës së projektimit rrjeti i kanalizimeve te ujërave dhe bardha dhe te zeza është funksional dhe ne gjendje te mire. Në stacionet e urbaneve mungojnë tabelat informuese për qytetarët.

Në mungesë të një korsie të dedikuar autobusave kemi vonesa në frekuencën e tyre , trafik, tejmbushje e tyre. Gjithashtu është i nevojshëm rehabilitim i kurorave të gjelbërta përgjatë segmenteve të projektit , vend grumbullim të mbetjeve urbane dhe elementit ndarës/mbrojtës të kësaj korsie të përshtatshme për evitimin e “kërcimit të gomave”” thuhet në dokument.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor