KQZ ka ndarë sot fondet për vitin 2024, 11 parti politike marrin 345.6 milionë lekë. Partia më e madhe që merr më shumë fonde është Partia Socialiste, e cila ka marrë 151.4 mln lekë, e ndjekur nga PD-ja, me 106.6 mln lekë dhe e treta Partia e Lirisë me 15.5 mln lekë.
Partia Republikane merr 11.4 mln lekë, PDIU merr 9.7 mln lekë, ndërsa social demokratët 12.3 mln lekë. PBDNJ, PAA, PLL dhe LZHK përfitojnë nga 8 mln lekë.
Ndërkohë, Nisma Thurje merr 6.2 milionë lekë.
Partitë i marrin paratë kur të depozitojnë raportet financiare për vitin 2023.
Ndërkohë, Rithemelimi i Sali Berishës mbetet pa financim, duke qenë se vulën e PD e mban Lulzim Basha.