Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë.
Gjatë dëgjesave në kuadër të ritualeve ditore, besimtarët myslimanë kanë pasur një konfrontim me Myftiun e Tiranës, Lauren Luli.
Besimtarët i kanë ndërprerë fjalën myftiut dhe më pas ka filluar përplasja me fjalë mes të pranishmëve.
Besimtarët i bëjnë thirrje myftiut të largohet, duke kundërshtuar qëndrimin e tij në pozicionin që mban. Ata drejtohen, se sipas tyre ai e ka pushtuar vendin e myftiut. Më tej dëgjohen dhe thirrje: “Nuk të duam. Largohu! Gylenist! Largohu! Terrorist.”.