Vendosni fjalën kyçe....

Liga e Kampionëve / Interi fiton ndaj Atletico Madrid, PSV barazon me Dortmund


Interi ka regjistruar fitore në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi mposhti sonte Atletico Madridin

Përballja e tyre në stadiumin “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultatin 1:0.

“Nerazzurrët” ishin më kërkues dhe regjistruan disa raste shënimi, por golin e gjetën vetëm në minutën e 79-të.

Mark Arnautovic ishte ai që ia dhuroi fitoren italianëve, duke shënuar pas një topi të kthyer pasi paraprakisht Jan Oblak priti një goditje të Lautaro Martinezit.

Ndeshja tjetër mes PSV dhe Dortmund e zhvilluar sonte në “Philips Stadion” përfundoi me rezultatin 1:1.

Gjermanët kaluan të parët në epërsi me golin e Donyell Malen (24’), duke shkuar me epërsi minimale edhe në pushimin mes pjesëve.

Por, holandezët ia dolën të barazonin shifrat në pjesën e dytë me golin e Luuk de Jong (56’) të shënuar nga penalltia.