Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të protestës së opozitës.
Edhe pse mungoi në protestë, Meta e quan një manifestim të jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje të pluralizmit, lirive dhe të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.
Sipas kreut të PL-së nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë qytetarët rikthyen shpresën dhe nisin betejën pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë.
“Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!
Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë!”, shprehet ai.