Vendosni fjalën kyçe....

Noka për protestën: Dita e sotme, mesazh për regjimin se beteja për liri nuk fitohet me pranga


Pak orë para protestës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka tha se dita e sotme është një mesazh për regjimin që kjo betejë është e humbu dhe se beteja për liri nuk fitohet me pranga.

Në një lidhje live me studion e lajmeve në News 24 ai deklaroi se Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, do të jetë prezent në protestë përmes teknologjisë.

 “Sali Berisha drejton PD dhe është i pranishëm në çdo aspekt të jetës sonë politike. Drejton e koordinon çdo aksion politik të PD dhe opozitës. Me gjithë përpjekjet e regjimit për ta izoluar dhe eliminuar politikisht, dita e sotme është një mesazh për regjimin që kjo betejë është e humbur. Beteja për liri nuk fitohet me pranga.

Berisha do të jetë në shesh duke përdorur teknologjinë. Ai sfidon sot regjimin duke u thënë që ky regjim nuk ka mundësi të nënshtrojë demokratët. Sot ata janë bashkë dhe bashkimin e ka udhëhequr Berisha”, tha Noka.

Ai komentoi dhe vizitën e kryeministrit Rama në Turqi, që përkon në të njëjtën ditë me protestën e thirrur nga opozita para Kryeministrisë.

“Rama në Turqi, fakt që vetëm kryeministër nuk ka qenë gjithë kësaj kohe. Ishte një turist shëtitës. Arsye edhe më e madhe për të rrëzuar McGonigalin shqiptar. E ka pasur Shqipërinë tranzit.

Thirrje policisë dhe gardës të respektojnë protestën si vullnet i popullit, të mos bëhen kamikazë të narkoregjimit.”, tha Noka.