Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk do përkulemi, s’do jemi opozita fasadë” – Bardhi thumbon Bashën


Deputeti i PD-së Gazment Bardhi tha se bashkimi i qytetarëve sot tregoi se opozita është forca e vetme që mund të shpëtojë Shqipërinë nga pushteti kriminal e i korruptuar i Edi Ramës.

Në fjalën e tij ai theksoi se demokratët nuk do dorëzohen përballë qeverisë dhe se nuk do nënshtrohen e nuk do jenë opozita fasadë.

“Ne e refuzojmë lirinë fasadë. Ne duam një qeveri që punon për të pasuruar shqiptarët e jo qeveritarët. Sot liria ka emrin tuaj. Sot jemi në opozitë, kemi kaluar momente të vështira, ndonjëherë të padenja për lartësinë tuaj. Po sot kemi pasurinë më të madhe, kemi kurajon e dinjitetin tuaj. Dëshirën tuaj për të luftuar e fituar. Sot ju jeni pasuria më e madhe që ka Shqipëria. janë dy botë përballë. Njëra është bota juaj, që duan ndryshimin, që e duan Shqipërinë një vend të zhvilluar. Përballë është Edi Rama që mbjell krim, pabarazi, korrupsion. Ne nuk i dorëzojmë liritë. Ne nuk nënshtrohemi, ne refuzojmë padrejtësisë e fasadë e pushtetit të kriminalizuar të Edi Ramës. Bashkimi juaj sot na jep besimin për t’u bërë forë udhëheqëse e shqiptarëve.” – tha Bardhi.