Në orën 17:30 është paralajmëruar nisjes e protestës së opozitës, e lajmëruar prej disa ditësh tashmë.
E ndërsa ka nisur grumbullimi i qytetarëve, para Kryeministrisë kanë nisur të hidhen edhe shashka.
Efektivë të shumtë janë vendosur në rresht përpara godinës së Kryeministrisë.
Është vënë re një prani e shtuar e efektivëve pranë Kryeministrisë dhe përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Të shumtë janë qytetarët që kanë zgjedhur t’i bashkohen protestës flamuj të Partisë Demokratike edhe pankarta.