Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Nokës: S’ndalemi derisa të fitojmë votën e lirë e zgjedhjet e ndershme


Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka, tha para qytetarëve të mbledhur në protestë se nuk do ndalen deri sa të sigurohet vota e lirë dhe zgjedhjet e ndershme.

Noka tha gjithashtu se qytetarët e dalë në protestë janë shpirti i Shqipërisë dhe i kanë dalë në mbrojtje asaj në kohën më të vështirë të saj.

“Jemi sot më të bashkuar se kurrë, të bashkuar siç e keni kërkuar ju  prej kohësh, çdo demokrat, qytetar e opozitar. Jemi këtu me këtë bashkim mashështor, e marshm madhështor. Sot i jeni gjetur në lrah Shqipërisë, në një moment historik, në një moment të vështirë. Ne nuk ndalemi derisa t’i fitojmë votën e lirë, zgjedhjet e ndershme. Asgjë nuk na ndal. O sot, o kurrë. Fitore. Ju jeni zemra, shpirti i Shqipërisë.” – tha Noka.