Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan, transmeton Anadolu.
Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në kuadër të vizitës, në Ankara do të zhvillohet takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri, nën kryesimin e Erdoganit dhe Ramës.
Në mbledhjen e Këshillit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi- Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
“Gjatë diskutimeve me Shqipërinë, aleatin e NATO-s, do të shkëmbehen ide mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, mbi bazën e mirëkuptimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në kuadër të takimit është planifikuar edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ligjore që do të japin kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.