Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku i bashkohet protestës së Rithemelimit, e shoqëruar nga ish-kreu i grupit parlamentar


Jorida Tabaku ka zgjedhur të bashkohet në protestën e organizuar nga grupimi i Rithemelimit.

Tabaku nuk ka zgjedhur të mbajë qëndrimin e Bashës për të mos qenë e pranishme në protestë por ndërkohë as nuk i është bashkuar zyrtarisht grupit të Rithemelimit apo grupit të deputetëve të Gazment Bardhit.

Tabaku shihet në protestë bashkë me ish-deputetin, Alfred Rrushaj, i cili drejtonte grupin parlamentar të Partisë Demokratike në vitin 2021, kur edhe nisi përplasja brenda kësaj partie. Rrushaj nuk u deklarua me asnjë grup dhe preferoi të jepte dorëheqjen, duke u tërhequr nga politika aktive.