Vendosni fjalën kyçe....

Avioni luftarak i prodhuar nga Turqia “Kaan” kryen fluturimin e parë provë


Industria e Hapësirës Ajrore Turke (TAI) kreu fluturimin e parë të avionit luftarak vendas KAAN të mërkurën në aeroportin ‘Murted’ në kryeqytetin Ankara.

Avioni i parë luftarak i brezit  të pestë i prodhuar në vend synon të zëvendësojë flotën e vjetër të ushtrisë turke.

Fluturimi u krye nga piloti turk Barbaros Demirbas.

KAAN do jetë në gjendje të luftojë me raketa ajër-ajër me armë të brezittë fundit  dhe goditje të sakta nga armët e brendshme të montuara me shpejtësi supersonike dhe do sigurojë fuqi të shtuar luftarake me inteligjencën artificiale.

Zhvillimi i fundit e bën Turqinë një nga vendet e pakta që zotëron këtë teknologji.

Avioni, për të cilin projekti filloi në 2016, nisi në mars 2023.