Vendosni fjalën kyçe....

Berisha kërkon qeveri teknike për zgjedhje të lira


Kryetari i PD-së të Rithemelimit Sali Berisha nga dritarja e shtëpisë së tij ka kërkuar krijimin e qeverisë teknikë për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai beson se me largimin e Ramës Shqipëria do i kthehet normalitetit.

“Nuk ka më kohë për të humbur, o sot o kurrë, ti futemi punës, shqiptarët na besojnë dhe na mbështesin, mosbindja civile do të vazhdojë. Shqipëria do të kthehet në normalitet vetëm kur Rama të iki, kur të krijohet qeveri teknike, të ecim drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Berisha.

Berisha beson se me qeveri teknike do bëhen zgjedhje të lira dhe shpreson se do sjellë në pushtet Partinë Demokratike.

Për herë të fundit që një qeveri teknike është krijuar në Shqipëri në prag zgjedhjesh ka qenë në vitin 2017 ku PD-ja kërkoi qeveri teknike dhe e arriti nën drejtimin e Lulzim Bashës por edhe në atë vit zgjedhjet u humbën dhe PS-ja formoi qeveri pa koalicion.