Vendosni fjalën kyçe....

Dosja Gërdeci, shtyhet seanca ndaj Mediut


Është shtyrë për në 6 mars seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me Dosjen Gërdeci.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka.

Në seancat e kaluara Mediu ka kërkuar dëshminë e dëshmitarëve ndërsa pretendon se është i pafajshëm. Në seancën e sotme ishin paraqitur 4 dëshmitarë.