Ilir Meta është takuar në Kajor me ish-Presidentin e Turqisë, Abdullah Gül.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se Gul mbetet gjithmonë një mik i shkëlqyer i Shqipërisë.
Meta thotë se me Gul do të takohet shumë shpejt edhe në Tiranë.
“Kënaqësi të takohesha në Kajro me ish-Presidentin e z. Abdullah Gül. Nesër do takohemi sërish në Stamboll në Samitin Ekonomik të Euroazisë dhe së afërmi në Tiranë. Ai mbetet gjithmonë një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe kontribues i palodhur për forcimin e marrëdhënieve”, shkruan Meta.