Gazment Bardhi ka thirrur sot mbledhjen e grupit parlamentar të grupimit demokrat. Mbledhja vjen një ditë pas protestës së opozitës së bashkuar para kryeministrisë.
Në fjalën e tij para protestuesve, Bardhi si dheBerisha nga shtëpia, theksuan se demokratët janë bashkuar dhe nuk do ndalen derisa të sigurojnë votën e lirë e zgjedhjet e ndershme e të largojnë atë që e quajtën narkoqeveria e Edi Ramës.
“Te nderuar kolege, nesër ora 11:30 do te zhvillojme mbledhjen e grupit. Për shkak se disa kolege kane mbledhje me vone ne Kryesi, mbledh neser do ta zhvillojme tek salla e grupit ne Kryesine e Kuvendit. Ju falenderoj! Naten.” – shkruhet në mesazhin e Bardhit.