Vendosni fjalën kyçe....

Pezullohen nga detyra drejtori i Kadastrës së Lezhës e përgjegjësi i Legalizimeve


Drejtori i Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku janë pezulluar nga detyra dhe janë vënë në hetim nga prokuroria e Lezhës.

Ata akuzohen  për shpërdorim detyre. Dy zyrtarët e Kadastrës akuzohen se kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin.

Në kuadër të këtij hetimi, prokurorja Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës. Megjithatë dy zyrtarët kanë ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit në Tiranë.