Vendosni fjalën kyçe....

Rama: PS fiton sepse ndryshon vetveten. Nuk ka opozitë por grupe


Nga jashtë dyerve të selisë rozë, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat mbi punimet e Asamblesë dhe diskutimet e zhvilluara në të.

Kryetari i PS-së i pyetur nëse do ketë ndryshime të drejtuesve politikë në qarqe është shprehur se ndryshimet janë pjesë e partisë dhe prandaj është fituese.

Besoj shumë më mirë se çfarë disa nga kolegët mendonin dhe shpreheshin. Tani jemi në fazën e dytë, siç e vendosëm në Asamble, që është faza a angazhimit për anëtarësimet e reja dhe balancimin e barazisë gjinore në çdo qark.

Ka pika të caktuara në zona rurale ku duhet bërë më shumë punë për të garantuar pjesëmarrje më të balancuar mes gjinive.

A do të ketë ndryshime të drejtuesve politikë të qarqeve?

Ndryshimet janë pjesë e jetës së PS, ndaj edhe PS është parti fituese, sepse nuk pret ta ndryshojnë të tjerët, por ndryshon vetë. Megjithatë unë shoh angazhim pozitiv dhe sistemi ynë që ka një komponent më të zhvilluar digjital ka pasqyra që flasin vetë”, tha Rama.

I ngacmuar nga gazetarët mbi protestën e 20 shkurtit të thirrur nga opozita, Rama nuk la pa ironizuar atë dhe përçarjen duke i konsideruar grupe dhe konglomerate.

“Nuk kam informacion për organizim të opozitës, nuk e ndjek opozitën. Ajo nuk është opozita ata janë konglomerate, grupe…”, tha Rama.