Vendosni fjalën kyçe....

Rusia do trefishojë eksportet e gazit të lëngshëm deri në vitin 2030 – Zëvendëskryeministri


Rusia planifikon të rrisë prodhimin dhe eksportet e gazit natyror të lëngshëm (LNG), njoftoi të martën zëvendëskryeministri Aleksandr Novak, cituar nga agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Gjatë një fjalimi në Forumin “Rusia” në Moskë, Novak tha se deri në vitin 2030 eksportet e LNG-së do rriteshin deri në 110 milionë ton në vit, gati trefishi i vëllimit që Rusia furnizoi në tregun global vitin e kaluar.

Zëvendëskryeministri shtoi se Rusia tashmë renditet si furnizuesi i katërt më i madh në botë i LNG në tregun global me 8% të totalit të eksporteve. Rritja e planifikuar e eksporteve gjatë gjashtë viteve të ardhshme do i lejojë vendit të rrisë pjesën e tij të furnizimit global të LNG-së në 20%.

Novak vuri në dukje, megjithatë, se planet kërkojnë një rritje të prodhimit që mund të realizohet vetëm nëse të gjitha pikat e tanishme të prodhimit të LNG-së arrijnë kapacitetet e tyre të prodhimit të planifikuar.

“Kjo është një detyrë ambicioze. Është e nevojshme të zhvillohen grupe të prodhimit të LNG-së për ta arritur atë”, tha ai.

Sipas Novak, prodhimi në grupin Baltik pritet të rritet në 15 milionë ton në vit deri në vitin 2030 nga 2.2 milion tonë në vitin 2023.

Grupi Murmansk, ku prodhimi nuk ka filluar ende, është planifikuar të arrijë në 20 milionë ton. Grupi Yamal do të rritet në 60 milion tonë, nga 20 milionë që janë aktualisht, ndërsa grupi Sakhalin do arrijë në 15 milionë ton nga 11 milionë që janë aktualisht.