Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në Byronë e Kuvendit/ Deputetët e opozitës debate me mazhorancën, socialistet ikin nga mbledhja


Tensione në Byronë e Kuvendit, ku po shqyrtohej ankimimi i dy deputeteve të PD-së, Albana Vokshi dhe Elda Hoti, të cilat u përjashtua nga seancat plenare për 10 ditë.

Këto të fundit kërkuan mbledhjen e Byrosë, seancë në të cilën ‘plasi’ debati mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të maxhorancës.

Noka, Bardhi, Vokshi dhe Dhurata Çupi debatuan me Felajn dhe Bushkën, ndërsa ato ikën nga salla. “Turp, ju përfaqësoni krimin”, iu drejtua Noka përfaqësuesve të PS-së.

“Ku i ke fshehur deputetët? Jeni të frikësuar nga protesta”, është shprehur Vokshi. 

Ndërsa Noka thotë; “Ju ka hyrë lepuri në bark”. 

Sakaq, Dhurata Çupi i kthehet Bushkës, ndërsa i sugjeron asaj që të mbajë në sallë Felajn.