Organizata Ndërkombëtare e Policisë (Interpol) ka lëshuar një urdhër arresti për Milan Radoiçiç, i cili akuzohet se udhëhoqi grupin e armatosur serb që u përlesh me policinë kosovare më 24 shtator, duke shkaktuar tensione ekstreme në kufirin mes dy shteteve. Nënkryetar i Listës Serbe njihet ndryshe dhe si mik i Aleksandër Vuçiçit.
Sipas Interpol ketë persona të armatosur serbë etnikë të akuzuar se sulmuan një fshat vitin e kaluar në veri të Kosovës dhe u ndeshën me policinë në një shkëmbim zjarri, i cili la katër të vdekur.
Sipas gazetës zvicerane Le Canton27.ch, me 24 shtator te vitit te kaluar, policia tha se rreth 80 persona të armatosur hynë në Kosovë nga Serbia me automjete të blinduara dhe u barrikaduan në një manastir ortodoks serb afër fshatit Banjska, nga ku ata sulmuan policinë, duke vrarë një oficer shqiptar Afrim Bunjakun.
Përveçse një njeri i biznesit, me kalimin e viteve Milan Radoiçiç ka imponuar edhe një profil politik. Ai është zgjedhur nënkryetar i Listës Serbe pak muaj pas vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç, ne vitin 2018. Radoiçiç është akuzuar se ka gisht në këtë vrasje, por këto dyshime nuk janë vërtetuar në rrugë gjyqësore. Ai e ka cilësuar akuzën e autoriteteve të Kosovës ndaj tij si dredhi shqiptare për ta eliminuar politikisht.