Vendosni fjalën kyçe....

Ali Ahmeti prezanton Bujar Osmanin si kandidat për president në Maqedoninë e Veriut


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka prezantuar Bujar Osmanin si kandidat për President të Maqedonisë së Veriut.

Deri tani nga partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë shpallur kandidaturat e Bujar Osmanit nga BDI-ja dhe Arben Taravarit nga opozita.

Pak javë më parë, Talat Xhaferri, u zgjodh si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Osmani është ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut. Më herët ai ka mbajtur edhe postin e ministrit të Shëndetësisë.