Vendosni fjalën kyçe....

Biden i ‘hap rrugën’ kryeministrit holandez të udhëheqë NATO-n dhe të përballet me Putinin


Presidenti Joe Biden po mbështet kryeministrin holandez Mark Rutte për t’u bërë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s, tha një zyrtar amerikan të mërkurën.

Mbështetja e Biden ka të ngjarë të ndikojë tek më shumë aleatë që të pranojnë nominimin e Rutte, pas disa muajsh loje mes tij dhe disa liderë të tjerë evropianë për këtë punë. Zyrtarit amerikan iu dha anonimiteti për të zbuluar mbështetjen e presidentit për një çështje që ai nuk e ka mbështetur publikisht.

Mandati i shefit aktual të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka lundruar në mënyrë të qëndrueshme në bllokun politiko-ushtarak gjatë një kohe të trazuar në politikën transatlantike që nga viti 2014, përfundon në tetor. 

Presioni po rritet për të miratuar ofertën për udhëheqje të Rutte përpara samitit të NATO-s në korrik, i cili do të mbahet në Uashington për të festuar 75-vjetorin e aleancës.

Rruga e Rutte për në rolin e sekretarit të përgjithshëm, e vendos atë në një përplasjeje me Rusinë, pasi aleanca lufton kundër agresionit të Vladimir Putin dy vjet që nga lufta në  Ukrainë. Dhe nëse ish-Presidenti Donald Trump kthehet në zyrën qëndrore, udhëheqësit holandez do t’i duhet të përballet me skepticizmin e republikanëve për NATO-n dhe sigurinë kolektive, shkruan Politico.