11 punonjëset e një fabrike makinash në Fier përfundojnë të helmuara në spital. Sipas informacioneve ky është rasti i dyte brenda një muaj e ndërsa mbrëmë situata ka qenë me e rënduar, ku shumë punëtorë kanë patur të vjella dhe gjendje asfiksie.
Në një prononcim për mediat , nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier, Erblin Dollaku, ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme në urgjencë janë paraqitur 11 paciente me shenja të lehta intoksikimi. Ato janë duke marre ndihmën mjekësore , ndërsa nuk kanë asnjë rrezik për jetën.
Punonjëset janë duke u dërguar në urgjence me mjetet private të firmës, e cila nuk e ka ndërprerë punën, pavarësisht situatës.