Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata lë në burg babain dhe gjyshen që shfaqën të miturin në rrjetet sociale për përfitime ekonomike


Gjykata ka vendosur të burgosë pa afat Natasha Rombulën dhe Armando Kumaraku, gjyshja dhe babai i një të mituri 10-vjeç me për akuzën e keqtrajtimit të tij.

Vendimi vjen pasi ata janë denoncuar nga nëna e të miturit, pasi e ekspozonin atë në rrjetin social “TikTok”, duke përdorur një fjalor të papërshtatshëm dhe me qëllim për të përfituar financiarisht.

Nëna e djalit ka bërë denoncimin pasi ka vërejtur që i mituri është shfaqur në video në rrjetet sociale duke folur me një fjalor banal, i shtyrë nga babai dhe gjyshja e tij.

Këto veprime janë vlerësuar si forma e keqtrajtimit të fëmijëve dhe shkelje e të drejtave të tyre.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar një sërë video ku dëgjohet i mituri me një fjalor të papërshtatshëm dhe i ndikuar nga babai dhe gjyshja e tij.

Ky rast ka nxitur një reagim të ashpër nga opinioni publik dhe ka sjellë në vëmendje nevojën për të mbrojtur integritetin dhe mirëqenien e fëmijëve në mjediset sociale të internetit.