Policia arrestoi ditën e sotme 27-vjeçarin Blerim Myftaraj, i shpallur në kërkim për pjesëmarrje në një organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.
Operacioni i koduar “Purpose”, organizuar dhe finalizuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u realizua në bashkëpunim me Interpol Tiranë dhe Interpol Romë, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për zbardhjen e veprave kriminale.
Autoritetet arritën të kapnin Myftarajn në lagjen “10 Korriku” të Vlorës. Ai u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin në Itali, sipas urdhrit të gjykatës së Firences, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për pjesëmarrjen në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve.