Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet pas 7 minutash e 39 sekondash seanca, çfarë ndodhi sot në Kuvend


Seanca e sotme plenare nisi me tensione mes opozitës dhe mazhorancës. Zhurma e babilave dhe përplasjeve verbale ishin të pranishme.

Disa nga deputetët e opozitës si Albana Vokshi, Bledian Nallbati, Flamur Noka dhe Elda Hoti nuk u lejuan të jenë pjesë e senacës për shkak se ishin të përjashtuar.

Ndërsa Nikolla njoftoi se PS është tërhequr nga miratimi i amnistisë penale dhe ka vijuar me rendin e ditës, kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka bllokuar foltoren, ndërsa ka replikuar në distancë më kryetaren e Kuvendit.

Teksa u vendos te Foltorja, por me fytyrë nga kryetarja e Kuvendit, Bardhi lëshoi një sërë akuzash.

Nikolla vijoi me rendin ditës pavarësisht se në sallë dëgjoheshin zhurmues nga deputetët e opozitës.

Ndërkaq Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët, ku 77 deputetë kanë votuar pro, ku votave të mazhorancës iu shtuan edhe tre votat e PDIU.

Ndërkohë që jashtë Kuvendit u mbajt një protestë nga aktivistë kundër miratimit të projektligjit për zonat e mbrojtura, në Kuvend është miratuar. Ligji kaloi me 74 vota pro.

Ka kaluar edhe projektligji për marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Ndërkohë pasi u miratua marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët dhe ligji për ndryshimet në zonat e mbriotjura, Nikolla ka mbyllur seancë, e cila zgjati rreth 8 minua.