Vendosni fjalën kyçe....

Minatorët protestë para Ministrisë së Infrastrukturës, kërkojnë miratimin e statusit të veçantë, thirrje Ballukut: Presim përgjigje


Sot në Ditën Ndërkombëtare të Minatorëve, minatorët po mbajnë sot protestë para Ministrisë së Infrastrukturës.

Ata kanë kërkuar miratimin e statusit të veçantë, ndërsa kanë ndezur qiri në shkallët e ministrisë në kujtim të minatorëve që kanë humbur jetën në galeri. Ata kanë kërkuar edhe një takim me ministren Balluku. 

Pjesë e protestës kanë qenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

“Para një ore pamë që një vendim i një grupi prej 9 deputetësh dërgoi në parlament ligjin për heqjen e zonave të mbrojtura dhe në më pak se 10 minuta u votua, por për minatrorët nuk shpenzojnë asnjë minutë, për t’i shërbyer popullit të tyre. Kanë shpenzuar vite për të na shtypur, për të na larguar nga vendi e për të na varfëruar”, tha një përfaqësues i qeverisë civilë.