Vendosni fjalën kyçe....

Pacienti që iu vendos çipi në tru, kontrollon miun e kompjuterit vetëm me mendime – Musk


Elon Musk ka njoftuar se pacienti i parë që ka marrë çipin e trurit Neuralink është riaftësuar plotësisht nga operacioni për vendosjen e tij dhe tashmë është i aftë të ndërveprojë me një kompjuter duke përdorur mendimin.

Miliarderi fillimisht raportoi se çipi u vendos me sukses në fund të muajit të kaluar, pasi Neuralink mori miratimin për përdorimin e tij te njerëzit  në shtator.

Kirurgjia përfshinte përdorimin e një roboti të projektuar posaçërisht për të vendosur çipin e kompjuterit, i cili është afërsisht sa një monedhë i përbërë me fije të përkulshme tejet të holla – në zonën e trurit që kontrollon qëllimin për të lëvizur, ka shpjeguar Neuralink. Çipi më pas përdoret për të regjistruar dhe transmetuar sinjalet e trurit me valë në një aplikacion që përkthen qëllimin e lëvizjes.

Në një përditësim gjatë një ngjarjeje të Space X të hënën, Musk deklaroi se “përparimi është i mirë” dhe se pacienti ka bërë “një shërim të plotë pa efekte të këqija për të cilat ne jemi të vetëdijshëm”. Për më tepër, ai pohoi se personi i paidentifikuar të cilit i është vendosur çipi Neuralink tani është në gjendje të komandojë një mi kompjuteri “vetëm përmes mendimit “.

Startup ka pohuar se qëllimi përfundimtar i projektit, i quajtur PRIME Study, është të zhvillojë një “ndërfaqe tru-kompjuter plotësisht të përdorshëm, pa pa tel” që fillimisht do u jepte njerëzve aftësinë për të kontrolluar një kursor kompjuteri ose tastierë duke përdorur mendimet.

Kjo sipas tij më vonë do hapte rrugën për trajtime novatore për njerëzit që vuajnë nga paaftësi të ndryshme fizike si paraliza dhe verbëria, sëmundje si obeziteti, autizmi, depresioni dhe skizofrenia.