Vendosni fjalën kyçe....

“Paradite rrinë te gjykatat për gjoba, në drekë shkojnë te partitë opozuitare” – Manja thumbon Bardhin


Ministri i Drejtësisë Manja ka thumbuar demokratin Bardhi pas deklaratave të këtij të fundit se mosmiratimi në seancë i Aministisë Penale kishte të bënte me prishjen e pazareve.

Manja tha se aministia nuk përfshin zyrtarët e korruptuar dhe as personat e dënuar për krim të organizuar.

“Kam dëgjuar disa avokatë që paradite rrinë në oborret e gjykatave për gjoba, në drekë shkojnë te partitë opozitare, në darkë në banaqet mediatike. E kemi bërë të qartë që nuk ka amnisti për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Një nga ato gënjeshtar e kishit pak përpara këtu që tha se amnistia synon të amnistojë zyrtarët e korruptuar. Nuk u ve faj sepse këto ditë ata janë bërë bashkë gjasme, për të shpalosur programin. Mos prisni gjë të vërtetë nga ato, është bërë bashkë me Nokën, dhe e vërteta ka ikur në drejtim të paditur. Do të ketë mbi 90 vota, sepse ka deputetë të përgjegjshëm aty.” – tha Manja.