Një 67-vjeçare personazh i njohur në rrjetin social Tik Tok, është arrestuar nga policia.
Natasha ose siç prezantohet në Tik Tok me emrin shkurt Tasha, është ndaluar pasi akuzohet se abuzonte nipin e mitur duke e shfaqur në rrjet.
Në pranga ka përfunduar edhe djali i saj, Armando Kumaraku, që është babai i miturit. Arrestimi i dyshes ka ardhur pa denoncimit të nënës së fëmijës, që është e divorcuar nga Kumaraku.
I mituri vetëm 10-vjeç shfaqet në shumë video nëTik Tok duke përdorur fjalor të pisët e denigrues.
Tasha është një personazh i njohur në Tik Tok, ku shfaqet në video të shumta duke përdorur një fjalor të pisët në komunikim.
Personazh i njohur në Tik Tok është edhe djali i saj, babai i të miturit , i cili gjithashtu në video të shumta përdor fjalor të pisët e dengrues.
Ditët e fundit policia ka ndaluar disa personazhe të njohur të Tik Tok-ut. Altin Çoku u arrestua në Kamëz pasi akuzohet se ka shtyrë drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare e cila u hodh nga tarraca dhe gjeti vdekjen pas publikimit të një fotoje te saj me personazhin në fjalë në Tik Tok.
Po kështu është ndaluar edhe personazhi i njohur si Kozaku, i cili u shfaq në Tik Tok me kokainë e armë zjarri.
Muaj më parë në pranga përfundoi edhe një tjetër personazh, Klevio i cili u denoncua nga Noizy se e kishte kërcënuar me jetë.