Vendosni fjalën kyçe....

PS tërhoqi Amnistinë Penale, Basha: Shpresoj të mos jetë pjesë e pazarit të bagëtive


Kreu i PD-së Basha ka reaguar pas tërheqjes së PS-së nga miratimi i Aministë Penale.

Ai tha se forca politike që drejton nuk do tërhiqet nga qëndrimi i saj, ndërsa shtoi se ligji nuk duhet bërë pjesë e ‘pazarit të gjësë së gjallë’.

“Dëgjuam një deklarim të PS për arsyen se pse u hoq amnistia. Shpresoj të jetë pjesë e gënjeshtrave të këtyre ditëve dhe të mos jetë pjesë e pazarit të gjësë së gjallë për të peshkuar deputetë për të votuar. Hapi i parë që e zgjidh këtë, është heqja dorë nga propozimet që u futën tinëzisht për të përfituar zyrtarët e korruptuar. Së dyti të futën propozimet e PD për tu përfshirë në amnisti protestuesit. Është kërkesë e PD, nuk është kërkesë për negocim, nuk është negocim është e domosdoshme. Nuk ka asnjë tërheqje, ta marrin parasysh ata që kanë shumicën e votave, është qëndrimi ynë dhe i pandryshueshëm.” – tha Basha.

Më herët ministri i Drejtësisë Manja tha se nga Aministia Penale nuk përfitojnë zyrtarët e  korruptuar dhe as personat e dënuar për krim të organizuar.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar socialiste Çuçi tha se PS-ja i ka votat për miratimin e ligjit, po kërkon ta miratojë me konsensus amnistinë.